Sheqerkat janë të mira për fëmijët – mund ta parandalojnë trashjen e tyre më vonë

0
97

Është një pohim mahnitës që u kundërvihet haptas dekadave të rekomandimeve për të ushqyerit. Ngrënia e ëmbëlsirave mundet në fakt ta parandalojë trashjen tek fëmijët tuaj, thonë hulumtuesit.

Sipas studimeve të tyre, të rinjtë të cilët hanë rregullisht katrorka çokollate dhe sheqerka të tjera janë në mënyrë sinjifikative më pak të rrezikuar nga mbipesha ose obesiteti krahasuar me ata që nuk e bëjnë këtë.

Efekti me sa duket shprehet në adoleshencë, kur ata që hanë ëmbëlsira kanë më shumë mundësi të jenë të hollë. Zbulimi duket që kundërshton gjithë ato hulumtime të cilat dëshmonin se ëmbëlsirat jo vetëm që janë të këqija për dhëmbët tuaj, por edhe për trupin tuaj.is-your-child-eating-too-much-sugar-454Po ashtu, do të mund ta bënte më të vështirë punën për prindërit që provojnë të mbajnë fëmijët e tyre larg nga ngrënia e ëmbëlsirave. Hulumtuesit në Universitetin Louisiana në SHBA, kanë mbikëqyrur më shumë se 11.000 mijë fëmijë dhe të rinj. Të dhënat kanë dëshmuar se për fëmijët të cilët kanë ngrënë ëmbëlsira për 22 për qind, kanë më pak gjasa që të kenë mbipeshë ose të bëhen obesë krahasuar me ata që nuk kishin ngrënë.

Tek adoleshentët madje edhe më shumë, 26 për qind, kishin më shumë gjasa që të kenë më pak peshë sesa ata që nuk kishin ngrënë sheqerka. Te të gjitha moshat e fëmijëve që kishin ngrënë ëmbëlsira, kanë pasur nivele më të ulëta të proteinës C-reaktive. Nivelet e larta të proteinës mendohet që rrisin rrezikun nga problemet e zemrës dhe sëmundjet e tjera kronike.

Duke shpjeguar rezultatet e hulumtimit, studiuesit thanë që fëmijët që ishin ushqyer me porcione të duhura të ushqimeve të ëmbla në një moshë të re, mësuan aftësinë vitale të “disiplinës së ushqimit”.auto_201604222339139026461461361672Ata po ashtu, thanë se ata të cilët kishin ngrënë ëmbëlsira vetëm në raste të veçanta kanë qenë më të vetëdijshëm për shprehitë e tyre të të ngrënit dhe të aftë që ‘suksesshëm t’i drejtojnë kaloritë drejt shpenzimit të balancuar”.

“Studimi ilustron se fëmijët dhe adoleshentët të cilët konsumojnë sheqerka ka më pak të ngjarë që të vuajnë nga mbipesha ose obesiteti. Megjithatë, rezultatet e këtij studimi nuk duhet të interpretohen si arsye për ta tepruar. Sheqerkat nuk duhet t’i zvogëlojnë ushqimet esenciale. Është një gjë e veçantë me të cilën duhet të kënaqeni me vetëpërmbajtje”, shtoi dr. Carol O’Neil, udhëheqëse e hulumtimit.

Britania thuhet se është në prag të një epidemie të obesitetit me afërsisht një në dhjetë gjashtëvjeçar dhe 15 për qind të 15-vjeçarëve të klasifikuar si obesë, ka zbuluar Departamenti i Shëndetësisë.

Ndërkohë, së fundi ekspertët e Shoqatës Amerikane Pediatrike kanë paralajmëruar se shtetet perëndimore kanë krijuar një “stuhi të përkryer” për obesitetin fëmijëror si rezultat i presionit të reklamave dhe stilit joaktiv të jetesës. Dietistja nga Southampton, Priya Tew, tha se fëmijët të cilëve u ishin dhënë ëmbëlsira nga prindërit e tyre kanë mësuar një mësim që u ka shërbyer më vonë në jetë.limiting-child-sugar-intake-01-pg-full

Ka mundësi që fëmijët u mësuan me ëmbëlsira, por u mësuan të marrin porcione më të vogla dhe të mos i kenë ato çdo ditë”, tha ajo, duke shtuar se “më intereson të shoh sa kanë ushtruar fëmijët që morën pjesë në studim, sepse ka mundësi që fëmijët të cilët kanë ngrënë më së shumti ëmbëlsira, kanë vrapuar më së shumti”. Rezultatet e studimit janë raportuar në revistën “Food and Nutrition Research”. /koha/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here