Shega ngadalëson plakjen

0
364

Doza ditore e shegës ngadalëson procesin e plakjes së ADN-së, zbulon studimi i kompanisë “Pomegreat PurePlus”, i kryer në 60 vullnetarë të cilët kanë konsumuar shegë për një muaj.

Te njerëzit të cilët kanë pirë rregullisht lëng shege, markerët 8-Oxo-DG që shkaktojnë dëmtimin e qelizave të trurit, muskujve, mëlçisë, veshkave dhe plakjen e lëkurës janë zvogëluar, për dallim nga ata që nuk e kanë konsumuar. “Shega ngadalëson oksidimin ose ‘ndryshkjen’ e qelizave të ADN-së që vjen me plakjen. Pikërisht një shikim i tillë i plakjes, si oksidimi, ofron mundësi për ilaç”, theksoi udhëheqësi dr. Sergio Streitberger. Përveç se ngadalëson procesin e plakjes, shega është e shkëlqyeshme për zemër, zvogëlon stresin dhe përmirëson jetën seksuale.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here