Semifredo me kos, arra dhe mjaltë

0
1

Semifredo me kos, arra dhe mjaltë është një ëmbëlsirë e shijshme dhe e freskët, që mund ta konsumoni në çdo stinë. Përbërësit e saj e bëjnë jo vetëm të preferuar në shije, por edhe shumë të ushqyeshme. Provoni recetën e mëposhtme dhe surprizoni familjen!

Përbërësit:

  1. 500 g kos
  2. 200 g arra
  3. 1 lugë gjelle pana e freskët
  4. 10 g xhelatinë
  5. 4 lugë mjaltë

Përgatitja:

  • Vendosni xhelatinën në ujë të ftohtë për 5 minuta derisa të zbutet. Kullojeni, vendoseni në një tenxhere dhe lëreni në zjarr të ulët.
  • Qëroni arrat dhe ndani mënjanë disa kokrra për dekorim.
  • I shtoni përbërjes kosin, panën e freskët, 3 lugë mjaltë, arrat e grira dhe shpërndajeni përbërjen në 4 forma.
  • Mbajini në ngrirje për një orë, më pas hiqni nga format dhe dekorojini me mjaltin e mbetur. Preferohet të shoqërohet me verë të bardhë!
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here