Për gatimin e këtij specialiteti ju nevojiten këta artikuj:

02

  • 20 Fleta Lakër të thartë
  • 60gr Rrush të thatë
  • 300gr Orizë
  • 60gr Arra të bluaraë
  • Piper i kuqë
  • 300gr Presh
  • Vaj për ushqimë
  • Kripë dhe Piperë

 

Koha e duhur për përgatitjen e këtij ushqimi është 40 minuta!

Hapi i Parë: Grimconi preshin dhe hidheni të fërgohet në tavën mbi zjarr në të cilën paraprakisht keni hedhur vajin për ushqim. Hidhni kripë dhe duke e përzier vazhdimisht shtoni orizin dhe arrat e bluara. Kësaj mase i shtoni edhe rrushin e thatë të cilin e keni zbutur në ujë të vakët. I shtoni edhe piperin e kuq të bluar dhe përzieni të gjitha së bashku deri në fitimin e një mase homogjene. Sipas shijes tuaj shtoni edhe pak piper të zi dhe kripë.

Hapi i Dytë: Merrni fletët e lakrës së thartë dhe secilën mbusheni me masën e fituar më parë nga preshi dhe përbërësit e tjerë. Masën mbylleni mirë brenda secilës fletë të lakrës.
Tani të gjitha sarmat e fituara vendosni në një enë për pjekje dhe sipër tyre derdhin lëngun e mbetur nga fletat e lakrës së tharë.
Vendosini në furrë në temperaturë prej 150 gradë derisa lëngu mbi sarma të avullojë.

Dekorimi: Pasi t’i largoni sarmat nga furra, renditni ato në një enë për servim duke i dekoruar sipër me degëza majdanozi dhe me lëvoren e domates në formë luleje.

SHPËRNDAJE
ParaRollat me Spinaq
PasRollat Symaceje
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here