Për përgatitjen e paragjellës Sallatë Viçi për 4 persona ju duhen këta artikuj:

01

  • 400gr Muskul Viçi i zier
  • 300gr Shampinjonë të marinuar
  • 250gr Tranguj turshi
  • Mustardë
  • 200gr Majonezë
  • 200gr Shtalpë
  • Kripë dhe Piper i zi

 

 

Koha e nevojshme për përgatitjen e Sallatë Viçi është 10 minuta!

Hapi i Parë: Muskulin e zier të viçit priteni me thikë në copë të vogla dhe vendoseni në një enë të thellë, Sipër mishit hidhni shampinjonët , trangujt e prerë, majonezën, mustardën dhe shtalpën. Masës hidhni kripë he piper të zi sipas shijes dhe përziejeni tërë masën.

Hapi i Dytë: Në mes të pjatës për servim vendoseni një fletë sallate të gjelbër. Sipër saj vendosni masën e fituar më parë me muskuj viçi, shampinjonë dhe përbërës të tjetër. Kësaj mase para se ta vendosni në pjatë, jepni formë gjysmë topi me pehar kuzhine.

Dekorimi: Pjatën për servim e dekorimi me tranguj, pasi këta t’i keni prerë me thikë në fletëza të holla dhe të gjata. Pjatën mund ta dekoroni edhe me fletëza rrepke. Sipër pjatës po ashtu për dekorim vendosni një degë kopri.

SHPËRNDAJE
ParaPatate me Kërpudha
PasTul Qengji me Salcë Birre
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here