Sa karburant keni kur të ndizet drita paralajmëruese

0
98

Ndodh shpesh që vetura të mbesë pa karburant, por sa në të vërtetë kemi kohë nga kur ndizet drita e deri sa të mbetemi pa asnjë pikë karburanti

Edhe kur ndizet drita paralajmëruese që tregon se karburanti është në mbarim, në të vërtetë nuk është në mbarim, ka edhe afërsisht 10 litra karburant.

Në fakt ka edhe më shumë. Kompanitë e veturave dëshirojnë të evitojnë mbetjen e klientëve të tyre në rrugë, këshut që pajisin makinën me karburant më tepër sesa tregojnë. Një arsye tjetër është se nuk preferohet që makina të vozitet në mungesë karburanti, andaj makina na lajmëron para kohe, që të mos e lejojmë që të bie në nivel të pakënaqshëm.fuel-warning-light

Varësisht nga tipi i makinës dhe i motorit, kur ndizet drita paralajmëruese për mungesë karburanti, ju keni edhe 40 deri në 160 kilometra më tepër që mund të bëni.

Por kjo duhet të ndodhë vetëm në raste të veqanta, ngase makina duhet të vozitet sa më shumë me rezervuar të mbushur, përndryshe mund të shkaktohen probleme për makinën.//21media/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here