Sa i pëlqejmë dhuratat që na bëjnë për fundvit?!

0
17

Në fundvit, duke nisur që nga dita e sotme, është tendenca që njerëzit të blejnë dhurata për të afërmit e tyre. Por jo gjithmonë ua dimë shijet dhe gustot dhe mund të gabojmë në përzgjedhje.

Pothuajse të gjithëve, na ka ndodhur që mos të na pëlqejnë një apo disa nga dhuratat e të tjerëve. Sipas Daily Mirror, në Britani është hapur Departamenti i Dhuratave të Papëlqyeshme (DOUGH), i cili ka realizuar një studim për të zbuluar sekretet e njerëzve përsa i përket dhuratave për Krishtlindje.
Departamenti në fjalë ka zbuluar se 36% e njerëzve janë fajtorë për dhënien e një dhuratë dikujt tjetër në një datë të mëvonshme. Dhe çuditërisht, gratë (41%) kanë shumë më shumë gjasa për ta bërë këtë sesa meshkujt (30%).Gratë gjithashtu kanë më shumë gjasa të marrin pjesë në “Santa sekrete” sesa meshkujt, ku 76% e kanë bërë këtë, krahasuar me 56% të meshkujve. Kur vjen puna për të shprehur emocionet tona kur hapim dhuratat rreth pemës, burrat kanë shumë më pak gjasa të duken të kënaqur me një dhuratë zhgënjyese. Vetëm 53% e tyre kanë “falsifikuar një buzëqeshje”, krahasuar me 77% të grave.

Megjithatë, 93% ju thonë se është e rëndësishme që personi për të cilin jeni duke blerë një dhuratë të vërtetë e pëlqen atë. Një tjetër problem është të blesh një dhuratë për partnerin, veçanërisht kur e blen mashkulli për femrën dhe e ka pak të vështirë dhe të sikletshme që të zgjedhë të duhurën. Prandaj mjaftohet me diçka klishe, me idenë se çdo femër do ta pëlqente.

/albeu//

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here