Rrjetet sociale janë përgjegjëse se përse fëmijët po ndihen të vetmuar

0
6

Një numër i madh i fëmijëve janë duke kontaktuar me ‘Childline’ për ndjenjat e izolimit dhe vetmisë që i ndjejnë.

Kjo kompani, në bazë të disa hulumtimeve tjera që i ka kryer, ka zbuluar se pothuajse 80% e këtyre fëmijëve janë vajza, të cilat pohojnë se ndihen keq për veten e tyre kur e krahasojnë veten me tjerët në rrjete sociale.

Një djalosh adoleshent ka thënë për ‘Childline’: “Së fundmi kam filluar të ndihem tejet i izoluar dhe vetmuar. I shoh të gjithë miqtë e mi në rrjete sociale duke kaluar mirë dhe kjo më pikëllon, ndihem sikurse askujt nuk brengoset mjaftueshëm sa për të më ftuar edhe mua. Disponimi vetëm po më keqësohet dhe kjo është duke ndikuar në performancën time në shkollë. Nuk dua të ndihem i vetmuar më”.

Themeluesja e Childline’, Dame Esther Rantzen, ka thënë se vetmia duhet të merret si çështje serioze pasi që mund ta dëmtojë shëndetin fizik dhe mendor të fëmijës.

//tetovasot/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here