Rreth 70% e personave që e provojnë një cigare bëhen të varur nga ajo

0
11

Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e studimeve të mëhershme me mbi 215,000 njerëz nga e gjithë bota për të treguar se 70 për qind prej tyre kishin filluar të pinin duhan rregullisht pasi e kishin pirë cigaren e parë.

Profesori Peter Hajek nga Universiteti ‘Queen Mary’, Londër, thotë se kjo është hera e parë që tregon varësinë të cilën mund ta krijojë konsumimi i vetëm një cigareje.

“Në zhvillimin e çfarëdo varësie, kalimi nga eksperimentimi në përdorim të rregullt është gjë e rëndësishme, sepse tregon që një aktivitet rekreacional po shndërrohet në një nevojë.

Ne kemi zbuluar se përqindja e atyre që e provojnë duhanin dhe shndërrohen në konsumues të rregullt të duhanit është shumë e lartë, dhe kjo ndihmon në konfirmimin e rëndësisë që ka parandalimi i eksperimentimit me cigare”, ka treguar ai.

Në vitin e kaluar, një studim i përmasave të mëdha nga shkencëtarë kanadezë – me rreth 44,000 persona të moshave 14 deri 18 vjet – kishte zbuluar se ata të cilët përdorin cigare elektronike janë thuajse dyfish më të prirë të bëhen konsumues të rregullt të duhanit.

Shkencëtarët gjithashtu kanë paralajmëruar se cigaret elektronike ndihmojnë në ‘ri-normalizimin’ e duhanpirjes pas disa viteve të krijimit të shprehisë së duhanit.

//botasot/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here