Rollatë e mbushur dhe patate

0
11

Nëse keni dëshirë t’i largoheni rutinës në kuzhinë, përgatisni këtë recetë super të shijshme dhe konsumoni një vakt të plotë dhe të ushqyeshëm…

Përbërësit:

600 gr mish i grirë
200 ml krem kuzhine
4 vezë
2 qepë
2 lugë gjelle miell
1 spec (i kuq/tjetër)
patate
Vaj
Kripë
Vegetë

Përgatitja:

  1. Fillimisht vendosni vezët të ziejnë për disa minuta.
  2. Shtoni mishin e grirë në një enë të madhe.
  3. Njërën qepë prijeni imët dhe shtojini në enën ku keni hedhur mishin. Hidhni më pas në të edhe miellin, specin e grirë, vegetën dhe kripën. Përzijini ngadalë të gjithë përbërësit.
  4. Transferojeni masën e përgatitur në një copë letër alumini, duke e hapur me lugë. Mbi të rendisni vezët e ziera.
  5. Mblidheni letrën e aluminit duke krijuar kështu një rollatë.
  6. Lyeni me vaj enën e pjekjes dhe vendoseni rollatën e formuar pasi i keni larguar letrën e aluminit.
  7. Ndërkohë qëroni qepën e mbetur dhe patatet.
  8. Prejini në copa mesatare dhe rregullojini në tavën e pjekjes rreth e përqark rollatës. Vendoseni tavën e përgatitur me rollatë dhe patate në furrë.
  9. Lëreni të piqet për rreth 30 minuta në temperaturën 220 gradë.
  10. Pas kësaj, largojeni nga furra, hidhini sipër kremin e kuzhinës dhe rikthejeni sërish në furrë edhe për disa minuta të tjera.
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here