Për përgatitjen e gjellës Rollat Viçi me Bizele për 4 persona ju duhen:

02

  • 600gr Tul Mish Vici
  • 250gr Bizele
  • ½ kg Patate
  • 200gr Miell
  • 2 Vezë
  • 2 Speca
  • 150gr Ajkë
  • 40gr Gjalpë
  • Mustardë
  • Supë Lope
  • Kripë dhe Piper
  • Vaj për ushqim

 

Koha e duhur për përgatitjen e këtij specialiteti është 30 minuta!

Hapi i Parë: Specat e prerë imët me thikë dhe vezët e thyera me pak kripë, i fërgoni në një tenxhere me pak vaj. Omletin e fituar e largoni nga zjarri dhe e preni në gjatësi në katër pjesë.

Hapi i Dytë: Patatet e qëruara i preni secilën në katër pjesë dhe i vendosni në një tenxhere për zierje. Sipër u shtoni kripë dhe vaj për ushqim.

Hapi i Tretë: Mishin e viçit e preni në pjesë më të holla të gjata dhe rrihni me çekan kuzhine. Secilën pjesë të mishit e kriposni dhe e lyeni me mustardë. Në mes të mishit vendosni nga dy pjesë të omletit të prerë më parë, më pas e mbështillni mishin duke fituar rollate të cilat më pas i lyeni në miell dhe i vendosni për pjekje në një tenxhere me vaj mbi zjarr. Mbi rollatët që piqen shtoni supën e lopës dhe majdanoz.

Dekorimi: Rollatët e pjekur, pritni me thikë në disa pjesë dhe vendosni në pjatën për servim. Anash pjatës vendosni bizele, patatet e ziera dhe sipër tërë pjatës derdhni sosin e fituar në tenxheren ku janë pjekur rollatët.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here