Për përgatitjen ë kësaj ëmbëlsire ju duhen:

pa_vij_te_zez_rollat_sy_macje

  • 15 lugë Sheqer
  • 8 lugë Miell
  • 5  Vezë
  • Arra të bluara
  • 3 qese puding Vanile
  • 50gr Sheqer pluhur
  • 100gr Zhele bonbona
  • Bakinë
  • 1 lugë Kakao
  • 1 Margarinë
  • 1 sheqer Vanile
  • Ujë të ngrohtë
  • 1 Kremë
  • 1litër qumësht

 

Koha e nevojshme për përgatitjen e Rollatit Symaceje është 60 minuta!

Patispanja: 5 vezë,10 lugë sheqer, ujë, 5 lugë miell,1 lugë kakao,3 lugë arra të bluara. Këtë masë e përzieni me mikser e fusim të piqet në temperaturë 250 gradë në një kohë prej 10 minutash.

Kremi:2/3 e qumështit i vendosim mbi zjarr. Në një enë tjetër vendosim pudingun, 3 lugë me miell dhe qumështin e ngelur. Këtë masë së bashku me 5 lugë sheqer i derdhim në qumështin mbi zjarr. Të gjitha së bashku i përziejmë deri në fitimin e një mase të trashë. Masën e fituar e hedhim mbi margarinën të cilën e kemi tundur së bashku me 50gram sheqer pluhur. Të gjitha së bashku i tundim me mikser. Kremin e fituar me këtë rast e shtrini në mes të patispanjës duke e shoqëruar dhe zhele bonbona të grimcuara si dhe arra të bluara. Pastaj pasispanjës i jepni formën e rolatës duke e rrotulluar.

Dekorimi: bëhet me masën e mbetur të kremit, zhele bonbone si dhe arra të bluara.
Rrollatën Symaceje e lëni të qëndrojë në frigorifer 15 minuta. Rrollatën e prisni në pjesë me trashësi 1.5 cm. Nga kjo recetë ju nxirrni afërisht 10 pjesë me trashësi 1.5 cm.

SHPËRNDAJE
ParaSarmë pa Yndyrë
PasVezë Skoceze
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here