Për përgatitje e kësaj paragjelle të shijshme për 4 persona ju duhet këto produkte:

02

  • 1 kg Spinaq
  • 6 Vezë
  • 300 gr Proshutë
  • 6 Lugë supe vaj për ushqim
  • Kripë
  • Piper
  • 300 gr Djathë
  • 2 dl Ajkë
  • 100 gr Miell të bardhë
  • Vaj për ushqim

 

Koha për përgatitjen e këtij specialiteti është 30 minuta!

Brumi i rollatit: Spinaqin e zieni në një enë me një litër ujë duke i shtuar kripë dhe vaj. Spinaqin e zier e kulloni. Në një enë ndani të bardhtë e vezë dhe në një tjetër të kuqtë vezë. Përzieni ndaras që të dyja me mikser. Të kuqeve të vezë u shtoni 6 lugë supe vaj për ushqim. Pastaj të kuqtë e vezë derdheni mbi të bardhtë e vesë gradualisht duke i përzier me mikser. Kësaj mase i shtoni edhe miellin e bardhë.
Spinaqin e zier e imtësoni dhe e derdhni mbi masën e vezëve të përziera duke e përzier vazhdimisht me mikser dhe duke i shtuar pak kripë dhe piper.
Brumi i rollatit është i gatshëm për furrë. Kjo masë piqet në temperaturë 200 gradë në një kohë prej 15 minutash.

Masa e rollatit: Derisa piqet korja e rollatit, imtësoni me thikë proshutën dhe mbi të shtoni ajkën. I shtoni edhe pak nga djathi dhe i përzieni së bashku. Masën e fituar e derdhni në mes të korës së rollatit të nxjerrë nga furra. Rrotullojeni korën deri në fitimin e rollatit dhe të gjithën lyeni sipër me ajkë duke i shtuar edhe kaçkavall të imtësuar.

Dekorimi: Një pjesë të ajkës përzieni me pak salcë domatesh.
Rollatin me spinaq priteni në pjesë dhe vendosni në një pjatë. Anash tyre në pjatë, vendosni masën e fituar me ajkë dhe salcë domatesh si dhe pak majdanoz të imtësuar.

SHPËRNDAJE
ParaMinjona Medeli
PasSarmë pa Yndyrë
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here