Robotët do të ndihmojnë të moshuarit në kryerjen e detyrave të përditshme
Robotët humanoid, me vetëdije kulturore dhe me aftësi të kujdesit mjekësor, mund të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës mbi kujdesin ndaj të moshuarve, thonë akademikët.
Një ekip ndërkombëtar është duke punuar në një projekt prej 2 milionë funtash, për të zhvillimin e robotëve të gjithanshëm, për të ndihmuar njerëzit e moshuar në shtëpitë e kujdesit.
Robotët do të ndihmojnë në kryerjen e detyrave të përditshme, si marrja e tabletave dhe mund të ofrojnë shoqëri.
Akademikët thonë se ata mund të lehtësojnë presionin në shtëpitë e kujdesit dhe spitale.
Hulumtuesit nga Universiteti Middlesex dhe Universiteti i Bedfordshire do të ndihmojnë në ndërtimin e robotëve personalë social, të njohur si Piper Robots, të cilët mund të para-programohen për t’iu përshtatur personit që ata janë duke ndihmuar.//21media/