Revani me shurup

0
28

Një ëmbëlsirë e thjeshtë por shumë e shijshme. E kemi fjalën për revani me shurup. Ja si ta përgatisim këtë ëmbëlsirë:

Përbërësit:
2 filxhan çaji me miell misri
1kg  miell i bardhë i zakonshëm
5 vezë
1 lëkurë limoni të grirë
1 filxhan kafe me gjalp
½ filxhan çaji me sheqer
½ lugë kafe me sodë
2 bustina me vanilje

Përbërësit per shurupin
pak kanellë ( 1 lugë kafe)
3 filxhan çaji me sheqer
4 filxhan çaji me ujë
lëng limoni ( limon i plotë)1280px-Revani

Përgatitja: 
Në një tas përziejmë miellin e bardhë me miellin e misrit. Në një blender rrahim gjalpin me sheqerin, vezët, vaniljen, lëkurën e grirë të limonit. Pasi të jenë përzierë mirë i shtojmë masën e miellit që bashkuam më parë. Në fund i hedhim sodën dhe vazhdojmë ta rrahim mirë. Në një tepsi të lyer me gjalpë shtrojmë me ngadalë masën e miellit që krijuam. E fusim në furrë në temperaturën 180 gradë dhe e lëmë të piqet për rreth 45 minuta. Ndërkohë përgatisim shërbetin. Në një tenxhere shtojmë sheqerin, ujin, kanellën dhe limonin. I lëmë të ziejnë për 10 minuta.
Pasi revanija të jetë pjekur e nxjerrim nga furra dhe e presim në copa katrore. Në fund i shtojmë shërbetin në mënyrë që të përhapet gjithandej.//shije//

Komento