Receta speciale e Natës së Vitit të Ri: Gjel deti role i mbushur me gështenja

0
28

Gjeli i detit tashmë është një traditë e familjeve shqiptare për natën e ndërrimit të viteve. Por ndodh që me të drejtë, amvisat apo familjarët e tjerë të kërkojnë receta të reja të servirjes së kësaj pjate.

Diçka që të ketë gjelin e detit, por edhe një shije të re të pa provuar më parë.

Sot është dita ideale për ato që janë në kërkim, pasi revista Shije mendon për të gjithë. Më poshtë do t’ju japim recetën e shefit të kuzhinën Erid Karaj i cili propozon që gjelin e detit ta mbushim me gështenja. 

Përbërësit:

-15 qepujka,
-400 gr geshtenja të qeruara të pjekura,
-pak trumzë të tharë,
-2 thelpinj hudhër,
-gjokset e 1 gjeli,
-vaj ulliri,
-1/4 filxhan lëng mishi,
-2 luge mustardë,
-kripe, piper.

Përgatitja:

1. Hapni filetot e gjoksit të gjelit, i rrihni deri sa të arrijnë në 1cm trashësi.
2. Spërkatini filetot me vaj ulliri, kripë, piper dhe në fund i lyeni me mustardë.
Gatuani në pak lëng pule qepën, hudhrat dhe më pas gështenjat, për 10min.
3. Vendosni brenda mbushjen prej gështenjave, qepujkave dhe hudhrave.
4. E bëni role dhe e lidhni me pe gatimi.
5. Vendoseni në furrë në temperaturë 185gradë C për 25min.
6. Herë pas here i shtoni pak ujë në tavë.

Shërbejeni me gështenja ose patate ose pak përshesh.

(Marrë nga Blerina Bombaj)

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here