Receta me kunguj të njomë që ndihmon në eliminimin e dhjamit dhe është 100% pa gluten

0
1

Konsumimi i kungujve është shumë i rekomandueshëm, për shkak të vlerave ushqyese që i japin trupit tonë. Ndaj nxitoni të përgatisni një supë me to, pasi kështu do të siguroni jo vetëm një pjatë të lehtë, por edhe shumë të shëndetshme.

Përbërësit: 

  • 2 patate
  • 200 gram kunguj të njomë
  • 1 lugë gjelle me gjalpë
  • 2 presh
  • pak majdanoz
  • pak rozmarinë
  • ujë
  • kripë dhe piper për shije

Përgatitja: 

  • Në një tenxhere me nxehtësi mesatare skuqni gjalpin me preshin e prerë imët.
  • Pas 5 minutash shtoni patatet dhe kungujt e prerë kubikë.
  • Shtoni 4 gota ujë, majdanozin, rozmarinën, kripën dhe piperin. Lëreni supën të ziejë për rreth 30 minuta. Ju bëftë mirë!
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here