Receta më e mirë e sallatës për tensionin e lartë

0
34

Tensioni i lartë është një problem shëndetësor i cili mund të mbahet nën kontroll vetëm duke ngrënë ushqime të shëndetshme. 

Kjo recetë sallate është një mënyrë shumë e mirë për të trajtuar hipertensionin. Ja përbërësit që ju duhen…Roasted-Sweet-Potato-Salad

Përbërësit:
½ gotë bajame të pjekura
1 gotë elb
1 lugë gjelle qepë të grira
1 kuti fasule (të konservuara)
1 spec
2 gota lëng perimesh
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull balsamike
¾ gotë kungulleshka
¼ lugë çaji kripë

Përgatitja:
Shtoni elbin, lëngun e perimeve dhe kripën në një enë mesatare. Vendosini në zjarr të ziejnë në temperaturë të ulët për rreth 10 minuta.
Ndërkohë, miksoni fasulet, specin, qepët, bajamet dhe kungulleshkat në një tas të madh.
Kulloni elbin dhe hidheni në një enë me ujë të ftohtë. Kullojeni sërish dhe hidheni te përbërësit e tjerë. Shtoni vajin e ullirit, uthullën balsamike dhe pak kripë dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit.
Shërbejeni sallatën menjeherë.//shije/

Komento