Për përgatitjen e kësaj paragjelle ju duhen artikujt e mëposhtëm:

02

  • 2 kërcej Presh
  • 2-3 shtresa Lardh
  • 500gr Papate të ziera dhe të prera
  • Miell
  • 2 Vezë
  • Vaj për ushqim
  • Kripë dhe Piper


 

Për përgatitje e këtij specialiteti ju duhet 30 minuta!

Hapi i Parë: Në një enë mbi zjarr shtoni pak vaj dhe sipër vendosni preshin e prerë të pjesë të imëta. Sipër preshin derdhni edhe lardhin, pasi ta keni prerë të copë të imëta, në formë katrore. Sipër tërë kësaj mase shtoni piper të zi dhe kripë .Tani përzieni të gjitha së bashku.

Hapi i Dytë: Patatet e ziera vendosni në një enë të thellë dhe shtypini deri në fitimin e një mase homogjene. Mbi patate të shtypura derdhni masën e fituar më parë nga preshi dhe lardhi si dhe 2 të verdhtë e vesë. Përzieni të gjitha së bashku duke i shtuar sasinë e miellit.
Gjysmën e masës së fituar derdheni në pjatë. Nga kjo masë ndani me lugë copa të vogla sipër të cilave hidhni miell dhe secilës, me duar jepini formë rrumbullake-qofte.

Hapi i tretë: Qoftet e fituara i vendosni për fërgim në një tavë me vaj mbi zjarre.

Dekorimi: Qoftet e fërguara i largoni nga zjarri dhe i vendosni në pjatën për servim. Qëroni një trangull dhe një karotë dhe lëvoreve të tyre jepni formë spiraleje dhe vendosni mbi qofte si dekorim.

 

SHPËRNDAJE
ParaTortë e Shpejtë
PasMish i Pjekur i Mbështjellë në mënyrë solemne
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here