Pulë ‘alla siciliana’

0
1

 Përbërësit:

  • 1 kg pulë e ndarë në pjesë
  • 150 gr domate të vogla
  • 50 gr ullinj të zinj pa bërthamë
  • 30 gr kaperi në uthull
  • 2 thelpinj hudhre
  • gjethet e finokut (maraq)
  • 300 gr verë e kuqe
  • 300 gr ujë
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë

Përgatitja:

  • Lani dhe thani domatet, pritini përgjysmë dhe lërini mënjanë. Hiquni bishtat specave të kuq djegës, pritini për së gjati dhe hiquni farat, pastaj pritini hollë.
  • Ngrohni vajin në një tigan, shtoni dy thelpinjtë e hudhrës pa i qëruar si dhe specat, duke i kavardisur për pak minuta. Pastaj shtoni copat e pulës.
  • Skuqini copat e pulës për 2-3 minuta për secilën anë në zjarr të mesëm, pastaj shtoni domatet, ullinj, kaperit dhe disa gjethe finoku ose kopër. Shuajini me verë, prisni derisa vera të avullojë, pastaj shtoni ujin.
  • Mbulojeni tiganin me kapak dhe vazhdoni zierjen në zjarr të ulët për 25 minuta. Pasi kësaj kohe shtoni disa gjethe të tjera finoku  dhe vazhdoni zierjen pa kapak edhe për 15 minuta të tjera në zjarr të mesëm duke e përzier herë pas here. Pasi të mbarojë zierja, hiqni thelpinjtë e hudhrës, shtoni kripë dhe piper. Servireni pulën tuaj gati.

/shije/

SHPËRNDAJE
ParaTortë me qershi dhe kos
Infosite

Në Sofra do të gjeni informacione dhe këshilla të dobishme për shëndetin, tryezën dhe shtëpinë tuaj. Zbuloni gjithçka ju duhet për një jetë më të qetë e të lumtur me familjen tuaj!

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here