Pse nuk duhet t’i llastoni fëmijët gjatë festave, 5 mënyra për ta shmangur këtë gjë!

0
26

Gjatë 11 muajve të vitit prindërit u kërkojnë fëmijëve të jenë të mbarë e të sillen mirë vetëm që në muajin e 12 emri i tyre të gjendet në listën e babagjyshit dhe të marrin dhuratën e merituar !

Edhe nëse fëmijët nuk besojnë në këtë figurë mistike, e dinë mjaft mirë që përgjatë muajit dhjetor mund të llastohen sa të duan! Prindërit nuk do të kursehen në dhurata e në ledhatime, por sipas psikologëve të fëmijëve, kjo gjë ndikon negativisht në sjelljen e tyre! Llastimi nuk përkthehet në dashuri, ndaj Living do t’ju tregojë disa mënyra si të argëtoni fëmijët pa i kaluar kufijtë.

1.Mësojini të dhurojnë: Nëse i mësoni fëmijët që këtë periudhë të vitit nuk duhet vetëm të marrin, por edhe të dhurojnë ju sapo keni mbjellë filizin e një virtyti. Mblidhini lodrat e vjetra dhe dhurojini së bashku në një qëndër fëmijësh në nevojë apo në një kopësht.

2.Një letër e shkruar ‘me mend’: Fëmijët mund të kërkojnë lodra e veshje dhe që mund t’i kenë, ndaj kërkojini që të shkruajë një letër me “mend”, pra të organizuar ! Pyeteni fëmijen tuaj: çfarë dëshiron, çfarë të nevojitet, çfarë do të lexosh, çfarë do të veshësh?

3.Mësojini dallimin midis “kam nevojë” dhe “dua”.

4. Vendosini një buxhet : Ata duhet të kuptojnë vlerën e lekëve dhe “nga vijnë këto të fundit”. Nëse ai beson se dhuratat ia sjell babagjyshi duhet t;i thoni që duhet të mendojnë dhe për fëmijët e tjerë e mos të kërkojnë shumë lodra, por nëse e di që do të jeni ju që do t’ia blini thuajini që dhurata nuk mund ta kalojë një shifër të caktuar.

5. Mësojini se këtë periudhë të vitit me shumë se dhurata ka rëndësi mirësjellja, dhurimi si akt, dashuria e virtytet qe na bejne njerez me te mire./living//

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here