Pse kompostot janë burim vitaminash

0
10

Mënyra më efikase për ruajtjen dhe përvetësimin e vlerave të frutave, është përgatitja e kompostove. Për ta përgatitur këtë të fundit, nevojitet vetëm ujë, fruta dhe pak sheqer, por zëvendësimi i sheqerit me mjaltin do mjaftojë për ta bërë lëngun edhe më të shëndetshëm.

Frutat e çdo stine mund të përpunohen si komposto, duke filluar me mollën, dardhën, rrushin, portokallin, qershitë, shegët e duke përfunduar me kumbullat, që janë më tipiket.

Kjo që do lexoni më poshtë, është gjithçka ju duhet të dini rreth kompostove…

Në përgjithësi 280 gramë komposto kanë 344 kalori, 80 gramë karbohidrate, 2 gramë proteina dhe 9 gramë fibër.

Me konsumimin e kompostos, do merrni sasi të konsiderueshme vitamine A, 67 miligramë potas, kalcium, folat, magnez, hekur dhe vitaminë C, ku vitamina A është e këshillueshme për shëndetin e syve, lëkurës dhe kockave, por edhe për funksionimin normal të sistemit të frymëmarrjes.

Gjithashtu duhen theksuar edhe benefitet që vijnë nga kaliumi, ku marrja e 470 mg kalium (doza e rekomanduar ditore e kaliumit) ul tensionin e gjakut dhe do ju ndihmojë në mbajtjen e një sistemi imunitar të fortë.

Mos harroni! Lëngu i kompostos, me përmbajtjen që ka, është i këshillueshëm për të gjithë.

/konica/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here