Probleme me zbokthin? Hiqeni fare lehtë me kos

0
1

Mund të duket paksa e pamundur, por kosi është çelësi i suksesit në luftën kundër zbokthit.

Kërkuesit shkencorë kinezë kanë zbuluar se zbokthi vjen kur një nga bakteret e kokës është më i shumtë se tjetri. Është pikërisht kosi ai që e ruan balancën e baktereve dhe kthehet në një trajtim shumë efektiv.

Shkencëtarët studiuan pjesë nga skalpi i kokës së 59 personave të moshës 18-60 vjeç.

Zbokthi vjen nga një kërpudhë që quhet Malassezia, por, ndërsa u pa se kërpudha ishte e pranishme tek të gjithë ata që vuanin nga zbokthi, ishte bakteri stafilokok ai që e bënte diferencën. Ata që kishin zbokth, u vu re se kishin nivele të larta stafilokoku dhe shumë pak propionibakter.

“Balancimi i baktereve në skalpin e kokës është një trajtim shumë i mirë për eleminimin e zbokthit. Kosi e bën shumë mirë këtë balancim, kështu që maskat e flokëve me kos duhen përdorur nga ata persona që vuajnë nga zbokthi”, thonë shkencëtarët kinezë.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here