Prisni një mollë si kjo për një recetë të shijshme që është 100% pa gluten

0
18

Megjithëse receta mund të duket sfiduese në fillim, është shumë e lehtë për t’u bërë dhe kërkon vetëm pak durim.

Receta origjinale për trëndafila të shëndetshëm molle kërkon:

Përbërësit:rose-sfoglia-mele-crema-pasticcera-ricetta-facile-dolce-1a

1 petë brumi sfoliat
2 mollë të kuqe
½ lëng limoni
miell për spërkatje
3 lugë me tul kajsie
pak kanellë
pak sheqer pluhur

Përgatitja: 
Receta merr vetëm 20 minuta për t’u përgatitur dhe 45 minuta për tu pjekur. Në fillim duhet të prini mollët në feta të holla.

Merrni një tavë dhe shtroni një letër kuzhine. Sipër saj vendosni petën sfoliat dhe ndajeni në katër pjesë. Secilën prej tyre mbështilleni në formën e një rrethi. Vendosni në fillim me kujdes tulin e kajsive të prera hollë.

Më pas fetat e mollës dhe në mes përsëri pak nga tuli i kajsisë. Veproni kështu për çdo “trëndafil molle”.

Shtojini lëngun e limonit, spërkatini me miell dhe vendosini në furrë. Pasi të jenë gati, shtojini kanellën dhe sheqerin pluhur.//shije/

Komento