Prindërit po u ofrojnë alkool shumë herët fëmijëve

0
18

A e mbani mend kur fëmijët iu kanë lejuar ta pini një gotë verë apo birrë gjatë natës së Vitit të Ri? Atëherë nuk jeni të vetmit!

Sipas një studimi të ri, një në gjashtë prindër britanikë i lejojnë fëmijët të konsumojnë alkool kur i mbushin 14 vjet.

Por ekspertët janë duke paralajmëruar se kjo mund të sjell pasoja serioze në shprehitë e tyre të konsumimit të alkoolit në të ardhmen.

Hulumtuesit britanikë besojnë se shumë prindër po u ofrojnë alkool fëmijëve në një moshë të hershme si mënyrë për t’i mësuar ata të pinë në mënyrë të përgjegjshme.

Por sipas shkencëtarëve, nuk ka ndonjë dëshmi shkencore se mbikëqyrja e konsumimit të alkoolit të fëmijëve i mbron ata nga konsumimi i rëndë i alkoolit në të ardhmen.

Në fakt, hulumtuesit janë duke i këshilluar prindërit të mos e bëjnë këtë, sepse ata të cilët pinë në moshë të hershme janë më të prirë të dështojnë në shkollë, të kenë probleme me sjelle, e gjithashtu probleme me alkool dhe substanca tjera kur të rriten.

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here