Prindër dixhitalë? 5 rregulla për të rifituar komunikimin e humbur

0
15

Të gjithë ne i kemi parë “këto” lloj prindërish: ata që e kalojnë kohën me fëmijët e tyre duke folur në smartfon më shumë sesa me ta, ata që i përgjigjen një telefonate ose shkruajnë një sms në mesin e një bisede me fëmijët e tyre, ata që lexojnë lajme “të rëndësishme” ose luajnë me telefon në vend se të lexojnë ose të luajnë së bashku.

Jo vetëm i kemi parë këto prindër, por jemi këta prindër. Nuk duhet të fajësohet shumë kjo gjeneratë. Në të kaluarën gjenerata të tjera fëmijësh kanë pasur “prindër të pavëmendshëm” dhe kur nuk ekzistonin smartfonët, uleshin në kolltuk duke lexuar gazetën në vend se të luanin me fëmijën ose gjëra të ngjashme.

Tani është fakt që teknologjia bën pjesë në stilin tonë të jetës për të qenë një zakon i pashmangshëm dhe duket që nuk ka shumë për të bërë: në qoftë se ne jemi të pavëmendshëm mesazhi edukativ që jepet nuk mund të jetë vetëm se ai, se pse fëmijët tonë duhet të sillen ndryshe. Shumë prindër ndoshta nuk e kanë kuptuar gjendjen e një pavarësie dixhitale, që janë shoqërues në darkë dhe në momente të tjera më shumë dhe janë të vetmit që i qortojnë fëmijët të jenë vazhdimisht në smartfonët e tyre. Si të kthehemi mbrapsht dhe të rikuperojmë sasinë e lojës, komunikimin dhe bashkëpunimin me fëmijët?

Ja 5 sugjerime për t’u kthyer mbrapsht të propozuara nga Charlene Underhill Miller për blogun amerikan Netnanny

Të krijosh hapësira, vende dhe kohë të pavarura nga teknologjia

Rregulli i parë “social” është që të mos e lësh telefonin në tavolinë, ta lësh jashtë kuzhinës ose nga vendi i shtëpisë që hamë. Gjatë drekës, në mungesë të smartfonit me “tentativat” e tij, mund të rekuperohet me shpejtësi një hapësirë e rëndësishme për të bashkuar gjithë familjen bashkë, pa qenë “të hutuar” nga teknologjia. Mund të vazhdohet “detox” edhe duke e vënë pajisjen në silent gjatë vaktit ose pas darkës. Edhe ta vendosësh telefonin në karikim gjatë natës në mënyrë silencioze është një rregull i mirë.

Të bësh silent njoftimet

Në këtë epokë të posteve, tweeting, të teksteve, “liking”, është shumë e vështirë të qëndroni të pa shqetësuar dhe të fokusuar. Një mënyrë për t’u mbrojtur është të bësh silent njoftimet, në mënyrë që mos t’i shohësh direkt, gjë që “provokon” një përgjigje, por vetëm në disa momente të ditës. “Miqtë” do të mësohen me mënyrën tonë të ngadalshme të reagimit.b1fe98add5e2ced3c21165eb3e981b37_an-uncaring-daughter-in-law_featuredImage

Ua komunikoni të gjithëve modelin e ri “të shëndetshëm” në raport me mjetet dixhitale

Të jesh dëshmitar me fëmijët, të një raporti “të shëndetshëm” më pak të ngulët me teknologjitë e reja është gjëja më e mirë që mund të bëhet. Gjëja e dytë është t’u bëjmë të ditur atyre që na njohin çfarë “tipash” jemi bërë, jo shumë reagues në përgjigje në çdo tweet ose wa ose ndaj posteve në Facebook. Të jemi ne që udhëheqim veprimet dhe mos të jemi të udhëhequr nga ata.

Përdorni fjalën e drejtpërdrejtë në mesazhet me tekst dhe në emoji

I thërrasim fëmijët në tavolinë nëpërmjet whatsap, i shkruajmë partnerit mesazhe emocionale që e meritonin të thuheshin në sy, “luftojmë” mbi një tekst duke pritur një përgjigje ose një emoji që na bën të kuptojmë ndjenjën e tjetrit, përpiqemi t’i edukojmë fëmijët nëpërmjet smartfonëve, në vend të përdorimit të pajisjes për informacion të shpejtë dhe praktik. Jemi në epokën e prindit dixhital dhe (martesës dixhitale), të rifitojmë dialektikën me zë dhe intervistën me zë është një rregull i mirë.

Lirohuni nga frika e të qenit jo të lidhur

Një nga problemet e kohës tonë, vlen si për të rriturit edhe për fëmijët, është kjo e të qenit të palidhur nga rrjetet sociale, që nuk mund të komunikosh, të humbësh lidhjen wi-fi, që jeni të shfarosur. Quhet teknikisht FOMO, dhe që e pranojmë apo jo, është një sëmundje pak a shumë e rëndë sipas rasteve, që lidhet me varësinë tonë nga mjetet dixhitale. Të lirohesh nga frika e të qenit e palidhur dhe të krijosh një raport më pak obsesiv dhe të varur me smartfonët, nuk mund të bëjë gjë tjetër, vetëm se mirë. Cila do të ishte shëtitja e radhës me fëmijën tënd? Mund të lindin biseda në darkë në qoftë se telefonat i kemi lënë në silent ose jashtë tavolinës. Si do të ndryshonin marrëdhëniet e tua në qoftë se do të angazhoheshe më shumë në biseda të drejtpërdrejta sesa të jesh skllav i telefonisë celulare? //rtk/

Komento