Pranverë në garderobën tuaj…

0
95

Sa herë ju është dashur të përballeni me një garderobë tejmbushur me rroba e të psherëtisni: Nuk kam asgjë të për të veshur !!

A e dini se në vitin 1930 mesatarisht një grua kishte vetëm 36 artikuj të veshjeve në dollapin e saj? Sot, ky numër është rritur në mënyrë të ndjeshme dhe kap shifrën 120!

Nuk është çudi që nuk mund të gjejmë veshjen që dëshirojmë pasi është e pamundur për t’ia dalë përmes atij “kaosi”. Nëse kjo tingëllon e ngjashme, një gardërobë kapsulë mund të jetë zgjidhja juaj! Si të sistemoni një duzine me veshje e aksesorë në një hapësirë të limituar? Për këtë ju nevojitet një plan hap pas hapi. Ndiqni udhëzimet e mëposhtme dhe çdo ditë zgjedhja se si do të jetë look-u juaj do të jetë gjithnjë e më e lehtë.

organized-closetHapi 1: Pastroni dollapin

Ndani rrobat tuaja në tre grumbuj: veshjet që doni, veshjet që i vishni gjthmonë dhe veshjet që nuk i vishni më.

Hapi 2: Vlerësimi i asaj që ka mbetur

Kjo është pjesa më e vështirë. Sepse duhet të vendosni të vazhdoni më tej me “pastrimin” e rrobave tek grumbulli “Rrobat që pëlqej”. Ju mund t’i pelqeni por mund të keni mbi 5 vite që nuk i vishni, ndaj nuk keni pse i mbani më në dollap.

dallopiHapi 3: Krijo vizion për  veshjet

Tani që ju keni bazën e kapsulës tuaj, duhet të krijoni një imazh që është pasqyrues i personalitetit

Hapi 4: Shqyrtoni stilin e jetës tuaj

Ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar që çdo veshje e aksesor përshtatet më stilin e jetës tuaj dhe përfshini vetëm artikujt që ju duhen. Pasi ju të keni bërë me mendje çdo kombinim të mundshëm për çdo veshje që keni mund të thuhet se jeni në rrugën e duhur./living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here