Plazh dhe në dimër, 10 destinacionet që nuk duhen humbur

0
13

Të lodhur nga pushimet dimërore vetëm në të ftohtë dhe të dëborë? Ekzistojnë disa destinacione ndryshe të cilat edhe në dhjetor janë tejet të nxehta dhe me diell përvëlues.

1. Seychelles- Arkipelagu afrikan me 115 ishull është një parajsë ekzotike me temperatura që shumë rrallë zbresin nën 24 gradë. Ishulli i Mahe dhe shkëmbinjtë e La Digue janë shpesh kopertina që tërhequr turistët veçanërisht nga dhjetori në prill, kur zonat e tjera nuk e ofrojnë një gjë të tillë.

2. Zanzibar- Nuk është rastësi që njëra nga këngët tipike të Zanzibar mban titullin Hakuna Matata që domethënë “asnjë problem ose pa mendime”. Kështu që ishulli i këndshëm i Tanzanisë bën që të largohet çdo mendim, nën rrezet e diellit të cilat nga dhjetori deri në shkurt kapin një temperaturë prej 30 gradësh.

3. Messico, Yucatan- Yucatan garanton një rërë të butë, si në Cancun dhe Playa del Carmen. Gjithashtu temperatura tropikale ofron edhe Tulum.

4. Republika Domenikane- Në këtë vend dimri nuk ekziston. Santo Domingo është qyteti më i nxehtë në Republikën Domenikane, i cili ka shira shumë të rralla dhe temperatura të nxehta. Plazhet e këtij vendi kanë ngjyrë mjalti, të shoqëruara me palma, ku spikasin Punta Cana, Bahia de las Aguilas dhe Boca Chica.

5. Brazil, Rio de Janeiro- Valixhja duhet të jetë e lehtë, me rroba fare të holla. Nuk duhen shumë për të shijuar plazhet e Copacabana dhe Ipanema. Në Rio de Janeiro, klima është tropikale dhe atmosfera alegre garanton një koktej ngjyrash dhe emocionesh. Arsyeja është e thjeshtë, nga dhjetori në mars është verë.

6. Maldive- Mrekullitë e detit të Maldive kanë lënë pa fjalë miliona njerëz, pasi nga dhjetori në prill në këtë vend temperaturat nxehin prush, uji është i kristaltë dhe plazhi i magjishëm.

7. Florida, Miami- Me temperatura të zjarrta dhe plazhe magjike, mund të shijohen disa pushime të paharruara në plazhet e South Beach. Në Miami temperatura është e nxehtë nga dhjetori në maj.

8. Antigua- Antigua ofron plot 365 plazhe të cilat bëjnë që të harrohet dimri. Në këtë zonë temperaturat janë të nxehta gjatë gjithë vitit, ku nga dhjetori në prill, temperatura mesatare është 27 gradë.

9. Madagascar- Dhjetori është muaj ideal për të kaluar pushimet në Madagascar, pasi në fund të janarit nisin shirat. Të apasionuarit e detit mund të prenotojnë pushime në ishullin e Nosy Be, ku rritet lulja e veçantë ylang-ylang.

10. Tajlanda- Në bregun perëndimor temperaturat e freskëta janë deri në fund të dhjetorit, ku nga janari e tutje gjithçka bëhet e nxehtë mes plazheve të smeralda dhe koraleve të ndryshme dhe peshqve të Phi Phi National Park.

/noaAL/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here