Pija që duhet konsumuar për ditët e ftohta të dimrit

0
173

Pija tradicionale “Mulled Wine” në anglisht, ose “Glühwein” në gjermanisht është pije e cila shijohet gjatë tërë dimrit dhe posaçërisht gjatë Krishtlindjeve në Gjermani/Austri dhe shumë vende tjera evropiane.

Kjo është një pije e duhur për ditët e ftohta gjatë dimrit pas një dite skijimi të lodhshëm.

Përbërësit:

-1 shishe verë të thatë e kuqe
-1 limon, të prerë në feta
-3 portokall, të prerë në feta
– 6 shkopinj kanellë
– 8-10 karafil
– 3 lugë sheqer
– 3-5 anis (i tërë)
– përbërësit opsionale: kardamom, arrëmyshk, 1 filxhan raki

Përgatitja:

Hidh verë të kuqe në një tenxhere të madhe dhe fillo zierjen në temperaturë të ulët (nuk vlohet). Pastaj ia shto kanellën, karafilin, sheqerin dhe anis (dhe përbërësit opsional, nëse dëshironi). Të gjitha këto i leni të zihen tërësisht (por kujdes mos vloni verën) dhe pastaj shtoni feta portokalli dhe limoni.

Kjo përbërje le të zihet rreth 45 min në temperaturë të ulët (sigurohuni që të mos vlojë vera). Provoni pijen dhe sipas dëshirës shtoni më shumë sheqer. Para se të shërbehet zbukurohet me feta portokalli ose një shkop kanellë. Shijojeni pijen tradicionale dimërore, por natyrisht në masa të duhura duke mos e tepruar.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here