Garnitura që do t’ju nderojnë gjithmonë

0
27

“LA CUCINA.IT” ju sugjeron një vakt të shijshëm dhe të shpejtë, të cilin të gjithë mund ta përgatisni duke përdorur këto perime që shpesh ju i përdorni për garniturë.

Një drekë e bërë nga garniturat?
Edhe pse në dukje është një kontradiktë, për drekën e përbërë nga garniturat e shijshme, ju sugjerojmë kungull të njomë, karotë, patate, panxhar, ose patate të ëmbla. Në një tigan të madh me pak vaj ulliri mund të gatuani këto perime për disa minuta, por që të mbeten “al dente”.

Pastaj mund të shoqërohen me një pjatë spageti me perime, domatina dhe pesto, apo ndonjë erëz tjetër për shije.

Rosto selinoje1189_1_1436965366
Ajo është një recetë e kuzhinierit britanik Jamie Oliver. Për ta përgatitur thjesht lani rrënjë selinoje, bëni disa vrima dhe në një tas, përgatisni një emulsion me vaj, kripë dhe piper, përveç erëzave tuaja të preferuara dhe bimëve aromatike. Lyejini rrënjët e selinosë me këtë përzierje dhe pastaj vendoseni atë në një tavë pjekjeje të mbuluar me letër alumini. Piqini për 2 orë në 220 gradë celsiues duke i kthyer herë pas here.

Po biftekut, por me lulelakër
Të gatuani një biftek me lulelakër është shumë e thjeshtë. Merrni lulelakrën dhe ndajeni në disa feta të mira. Bëni kujdes me lulelakrën që të mbani pjesët e saj sa më shumë të pandara. Lyejini fetat me vaj ulliri, rozmarinë dhe skuqini në një tigan të nxehtë me vaj ulliri,  të mbuluar me një kapak për disa minuta.

Në fund mund të shtoni kripë. Dhe në fund për një drekë të bërë nga garniturat, ju nuk mund të humbisni patatet klasike, duke përdorur imagjinatën tuaj. Cauliflower-Steak-with-Mushroom-Ragout-recipe-600x400Mund të vijoni me një sallatë të shijshme, duke kombinuar edhe ananasin dhe perime të tjera të përziera.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here