Përse sinqeriteti është politika më e mirë!

0
16

S

humica prej nesh gënjejmë herë pas here në mënyrë që t’i shmangim situatat e vështira dhe i fshehim ndjenjat apo qëllimet tona.

Sidoqoftë, gënjeshtrat gjithmonë kanë një çmim, përderisa e vërteta është e paçmueshme.

Prandaj, duke pasur këtë në konsideratë, është e rëndësishme t’i keni parasysh disa arsye se përse gjithmonë duhet të jeni të sinqertë:

– E vërteta gjithmonë zbulohet, ndërkaq duke gënjyer vetëm sa ‘blini kohë’ por në fund gjërat përfundojnë më keq sesa që do të përfundonin në fillim

– Do të ndiheni më mirë për veten nëse jeni të sinqertë dhe të hapur

– Tjerët do t’ju besojnë dhe besimi është themeli i çdo lidhjeje – qoftë miqësore apo dashurore

– Tjerët gjithmonë do të kërkojnë mendimin dhe këshillën tuaj të sinqertë– Nuk do të keni nevojë të mbani mend një sërë gënjeshtrash. Gënjeshtrat gjithmonë shpijnë në më shumë gënjeshtra për t’i fshehur ato të parat, dhe kështu krijohet një cikël i pafundmë me gënjeshtra që vështirë mbahen mend

– Përmes gënjeshtrave mund t’ia lehtësoni vetes gjërat përkohësisht, por duke qenë të sinqertë mësoheni si të ballafaqoheni me situatat e vështira dhe zhvilloheni si person.

/botasot/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here