Periudhat më të gabuara për ta lënë punën

0
11

Vjen një periudhë gjatë kohës tuaj me një kompani ku nuk ndodh më asgjë e re dhe thjesht ndiheni e gatshme ta lini punën.

Puna që dikur e donit tani vetëm po bëhet më e mërzitshme – ndërsa çdo njeri në zyre po ju shkakton nervozë.

Ndoshta është në rregull ta lini punën, por është e rëndësishme ta keni parasysh periudhën kur e bëni këtë.

Jeni duke pritur një bebe

Nëse jeni duke pritur ta lindni një bebe, urime! Por, kjo është njëkohësisht koha më e gabuar për ta lënë punën.

Duke marrë parasysh se së shpejti do të keni përgjegjësi të reja, kjo do të thotë se edhe shpenzimet financiare do të jenë më të mëdha, prandaj ju nevojiten paratë për pelena, ushqim dhe shumë gjëra tjera që i nevojiten bebes.

Jeni duke u shkurorëzuar

Shkurorëzimet dinë të jenë të shtrenjta. Në rast se jeni në një proces të tillë, keni parasysh se shpenzimet janë të mëdha për t’i paguar avokatët, borxhet tjera dhe ndoshta edhe për një vend të ri për të jetuar.

Jeni e nervozuar

Ndonjëherë kolegët dhe shefi mund t’ju zemërojë. Kjo u ndodh të gjithëve. Sidoqoftë, kjo nuk është arsyeja më e mirë për ta lënë punën me nxitim.

Pritni derisa të qetësoheni dhe t’i qartësoni gjërat, dhe do ta kuptoni se jeni duke bërë një gabim.

Nuk keni puna tjera që ju presin

Lënia e punës së tanishme pa pasur një punë tjetër që po ju pret, normalisht se do t’ju shkaktojë probleme me financat. Prandaj, përveç nëse jeni duke u përballuar me ndonjë situatë të vështirë në punë, është më mirë të qëndroni në punën aktuale.

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here