Përdorni këto “hile” që t’i shmangeni kalorive të tepërta

0
544

Gjatë ditës suaj është e mjaftueshme që t’i zbatoni disa hile të thjeshta dhe të shmangni futjen e kalorive të panevojshme në organizmin tuaj.

Në restorant më lehtë i lëshohemi “tundimit” të ushqimit se sa në shtëpi. Shujta e baraspeshuar (porcioni i mishit apo peshkut, patatja, sallata, një pjesë bukë, pemë dhe ndonjë pije e qumështit) shumë lehtë mund të “prishet” me ndonjë specialitet me kalori të tepërta. Këto këshilla vijuese do t’ju ndihmojnë që të krijoni një meny dietale, dhe në njëjtën kohë mos t’i dëshpëroni miqtë tuaj me të cilët keni dalë.

Sallata: Sallatat nga pula apo tuna, me përshutë apo vezë të ziera janë ushqime të pasura me proteina. Nëse porositni sallatë nga perimet, shumë shpejt do të uriteni dhe do t’i dorëzoheni “tundimit” dhe këtë uri do të mundoheni ta zhdukni me ndonjë ushqim kalorik. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë të porositni sallatë në përbërjen e të cilës futen “bombat kalorike”, siç janë përshuta, arrat, avokado apo djathi i yndyrshëm. Edhe diçka: gjithqysh kërkoni që salcën për sallatë t’ua shërbejnë veçmas!
Së bashku me sallatë hani tost apo ndonjë desert të lehtë (palaçinka me sheqer apo një pjesë të tortës me pemë).

Pica: Porositni picën me përshutë apo peshk, domate dhe me kërpudha dhe do të merrni një shujtë të baraspeshuar dhe komplete. Shmangni picat me djathëra të yndyrshëm apo salsiçe pasi që përmbajnë shumë yndyra (sa edhe pesë lugë vaj).
Pasi që i keni futur në organizëm 700 kalori, përfundoni shujtën me një filxhan çaj apo kafe, shkruan Zëri.

Ndonjë ushqim të zier: Gjeni kombinimin ideal që shujta të mos jetë shumë e rëndë dhe kalorike. Nëse e pëlqeni mishin me salcë, për shembull mish qengji, si paragjellë kërkoni sallatë të gjelbër. Nëse u hahet bizelja, apo fasulja, në vend të salsiçeve të yndyrshme porositeni me mishi viçi. Pomfriti është i lejuar vetëm me pulë dhe atë me kusht që t’ia largoni lëkurën.

 Një gotë verë: Që pas shujtës mos të ndiheni të lodhur, kënaquni me një gotë dhe me ndonjë ushqim të lehtë i cili nuk i ngarkon shumë organet e tretjes, p.sh një porcion peshk apo mish të përgatitur në skarë me patate apo oriz të zier.
Pasi që një gotë verë (125 ml) përmban 90 kcal, për desert porositni pemë apo sallatë pemësh pa sheqer dhe alkool.

– Ëmbëlsira: U hahet ndonjë tortë nga çokollata? Ajo është një nga ëmbëlsirat më kalorike (500 kcal dhe 30 g lipide në një copë)! Përpiquni që dëshirën për sheqer ta përmbushni me ndonjë desert më pak kalorik. P.sh. krem karamele (135 kcal).

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here