Përbërësi sekret që i bën ëmbëlsirat magjike

0
34

Nëse mendoni që një ëmbëlsirë do të jetë e shijshme vetëm për shkak të udhëzimeve të recetës, atëherë keni menduar gabim. Kjo, sepse ka disa përbërës sekretë që përdoren në gatimin e ëmbëlsirave, duke u dhënë atyre një shije të mrekullueshme.

Jasper J. Mirabile pronar i një restoranti italian, tregon përbërësin magjik që përdor për të përgatitur ëmbëlsirat me çokollatë dhe jo vetëm. Mund të mos e besoni, por është pikërisht majoneza.mayonnaise_-1-f8nHkVQTwEqwYBotaSuJXw
Ajo përdoret kryesisht për përgatitjen e ushqimeve të kripura ose si shoqëruese e tyre, por pas kësaj ju do ta përdorni atë edhe për të bërë ëmbëlsirat më të mira që keni provuar ndonjëherë.

Sipas tij, ajo është një zëvendësuese ideale e gjalpit dhe vajit që shtoni në ëmbëlsira. Në këtë mënyrë, balancohet edhe niveli i sheqerit dhe ëmbëlsirat bëhen shumë më të buta.
Sipas Mirabile, ai e ka mësuar këtë nga gjyshja e tij, e cila përgatiste të gjitha ëmbëlsirat në restorantin e tyre./shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here