Përbërësi sekret që do ta bëjë beshamelin salcën tuaj të preferuar!

0
1

Salca beshamel është pa diskutim salca më e përdorur në Francë, vendi i saj i origjinës. Krijuesi ka qenë markezi i Nointel, Louis De Bechamel i cili e propozoi i pari këtë recetë në shekullin XVIII.

Ajo mund të përdoret për t’i dhënë shije lazanjave, kanelonit, por edhe mishit, peshkut e perimeve. Edhe në recetat shqiptare kjo salcë ka gjetur një përdorim relativisht të gjerë psh tek pastiço apo musakaja.

Përbërësit për 1 l salcë beshamele:

  • 1l qumësht me yndyrë të plotë,
  • 4 lugë miell,
  • 5 lugë gjalpë pa kripë,
  • arrë moskat të grirë,
  • kripë.

Përgatitja:

Për të përgatitur beshamelen si fillim vendosim në zjarr të ngadaltë gjalpin, e lëmë të shkrijë dhe hedhim pak nga pak miellin duke e përzier përbërjen në mënyrë energjike për disa minuta që të mos formohen kokërriza. Kështu kemi përftuar atë që francezët e quajnë roux [ru].
Heqim roux nga zjarri dhe i shtojmë pjesë- pjesë qumështin e ngrohtë duke e përzier me një lugë druri.
E vendosim përsëri tiganin në zjarr derisa salca të fillojë të ziejë dhe në këtë moment i hedhim pak kripë dhe pak arrë moskate.
E mbulojmë me kapak dhe e lëmë te ziejë në zjarr të ulët për 10-15 minuta, duke e përzierë herë pas here derisa të arrijë trashësinë e dëshiruar.

*Këshillë: Kur përgatisim beshamelën (sidomos nëse jemi fillestar) është mirë që gjalpin dhe miellin të mos i përziejmë mbi zjarr. Hiqni nje moment tiganin!

//unegatuaj/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here