Për çdo gotë verë apo birrë që e pini ekstra, ju do të jetoni 30 minuta më pak

0
31

Nëse jeni në mesin e personave që besojnë se konsumimi i një gote verë çdo natë sjell shumë përfitime shëndetësore, atëherë do të zhgënjeheni.

Një studim i ri sapo ka zbuluar se çdo gotë gotë ekstra me verë të kuqe apo një gotë birrë në ditë mund ta shkurtojë jetëgjatësinë e një 40-vjeçari për 30 minuta

Studimi, i cili është publikuar në revistën mjekësore ‘The Lancet’, ka zbuluar se pesë gota standarde 175ml me verë ose pesë gota birrë në javë janë mbi limitin e rekomanduar.

Veç kësaj, konsumimi i sasive më të mëdha se kaq e rritë edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmeve, madje edhe vdekjes.

Në fakt, studimi ka zbuluar se një 40-vjeçar që konsumon më shumë alkool sesa që është limiti është po aq i rrezikuar sa nga duhanpirja.

/telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here