Për përgatitjen e paragjellës Patate me Kërpudha për 4 persona ju duhen:

01

  • 16 Shtresa të holla Lardh
  • 1kg Patate
  • 400gr Shampinjonë
  • 1 Tufë Majdanoz
  • 2 gota Ajkë të Thartë
  • Vaj për ushqim
  • Kripë dhe Piper

 

 

Koha e duhur për përgatitjen e këtij specialiteti është 45 minuta!

Hapi i Parë: Patatet vendosni në një tenxhere të thellë me ujë dhe kripë për zierje.

Hapi i Dytë: Mbi zjarr vendosni edhe një tavë me vaj dhe në të fërgoni shampinjonët, të cilëve u shtoni pak piper të zi dhe majdanoz të grimcuar me thikë.

Hapi i Tretë: Patatet e ziera largoni nga zjarri dhe pritni me thikë në mes. Mesin e patateve mbusheni me shampinjonët e fërguar. Pastaj secilën patate të mbushur me shampinjonë, mbështilleni me nga 2 pjesa të lardhit.

Hapi i Katërt: Patatet e fituara në këtë mënyrë vendosni në tavë për pjekje dhe sipër secilës patate vendosni shampinjonët e mbetur ,ajkë të thartë dhe nga një shtesë lardhi.
Në një tenxhere zieni 125ml supë lope. Këtë supë pas zierjes derdheni në tavën ku janë patatet duke i shtuar edhe sasinë e mbetur të ajkës.

Tani tavën futeni në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë në një kohëzgjatje prej 25 minutash!

Dekorimi: Pas pjekjes, patate me kërpudha vendosini në pjatën për servim duke i lyer sipër me salcën e fituar gjatë pjekjes në tavë. Për dekorim vendosini sipër edhe majdanoz të imtësuar me thikë.

SHPËRNDAJE
ParaKrem Bavaria prej Dredhëzave
PasSallatë Viçi
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here