Pastrojeni hekurin nga shtresat e gurzëve dhe pluhurit

0
76

PËR 10 minuta, sa zgjat i tërë procesi i pastrimit, do të shihni dallim të madh.

Me kohë, në çdo hekur shfaqen shtresat e gurzëve, pluhurit dhe qimeve të rrobave të cilat kapen për shkak të nxehtësisë. Për shkak të kësaj, hekuri juaj më nuk do të mund të ngrohet dhe të hekurosë si më parë.

Për ta zgjidhur këtë problem, po ju tregojmë një truk të thjeshtë!

E gjitha që ju duhet janë dy shkoptha të drunjtë (bën edhe shkoptha të skarës), një enë e madhësisë sa hekuri, e cila është rezistente ndaj nxehtësisë dhe pak limontoz.be97c6e3080065338f86d316be9e712e

Vloni 200 ml ujë dhe në të treteni një lugë të vogël limontoz. Vendosni shkopthat ashtu që të jenë mbi fundin e enës 1-2 cm, varësisht nga madhësia e enës, pastaj në ta mbështeteni hekurin e ndezur.

Kini kujdes që pjesët gomës dhe pjesët elektrike të hekurit, si p.sh, kablloja, të mos bien në kontakt me ujin, por që vetëm pllaka e hekurit të prekë ujin.

Lëreni që hekuri të qëndrojë në ujë 5-10 minuta dhe pastaj pastrojeni me leckë dhe lëreni të thahet. Do të shihni dallim drastik! /Telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here