Pastë e ngrirë me kajsi dhe stika

0
33

Përbërësit për 4-6 persona:
500 g kajsi të pastruara e të grira në copa, 50g sheqer kafe, lëngu i gjysmë limoni, 5 të FNM_070113-Peach-Cobbler-Ice-Cream-Cake-Recipe_s4x3.jpg.rend.sniipadlargeverdha vezësh,1/2 gotë verë e bardhë, 100 g sheqer, 5 dl pana, 4 lugë sheqer pluhur, 100g stika jo të kripura, 1 formë keku me diametër 20 cm.
Përgatitja: Vëmë frutat e prera në kubikë së bashku me sheqerin kafe dhe lëngun
e limonit të ziejnë derisa të zbuten, pa iu prishur forma. I lëmë të ftohen. Përgatisim një shurup me sheqerin dhe verën duke i zierë ngadalë për 8–10 minuta. Me rrahësin elektrik rrahim të verdhat e vezëve duke i shtuar pak nga pak shurupin e verës derisa të bëhen shkumë. Shtojmë më pas frutat dhe stikat e grira dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Rrahim panën me sheqerin pluhur dhe i shtojmë masën e mësipërme duke e përzierë ngadalë. Formën e kekut e mbështjellim me letër alumini dhe mbi të hedhim masën e përgatitur. E vendosim në ngrirje për të paktën 4 orë. Heqim formën nga frigoriferi dhe e përmbysim mbi një pjatë servirjeje duke e zbukuruar me biskota të thata dhe gjethe menteje.

/Living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here