Për përgatitjen e ëmbëlsirës Papucaki ju duhen këta artikuj:

01

  • 150gr Miell
  • Bakinë
  • 2 Lugë Niseshte
  • Xhelatinë
  • 100ml Ujë
  • 4 Vezë
  • Ca Qershi të sheqerosura
  • 150gr Sheqer
  • Fleta të Bajameve
  • 500ml qumësht
  • 1 portokall
  • 1 kivi
  • 100ml vaj për ushqim

 

Koha e nevojshme për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire është 40 minuta!

Hapi i Parë: Në një tenxhere mbi zjarr hidhni sasinë e ujit dhe të vajit. Në një enë përzieni bashkë bakinë me miellin. Sipër shtoni edhe 2 vezët. Përzieni masën dhe më pas hidheni në tenxheren me ujë e vaj. Përzieni pandërprerë deri në fitimin e një mase homogjene.
Masën e fituar hidheni në shiringë kuzhine.

Hapi i Dytë: Tavën për pjekje lyeni me vaj dhe sipër shtrijeni një letër. Sipër saj krijoni papucaki me masën nga shiringa e kuzhinës. Tavën me papucaki e vendosni në furrë për pjekje.

Papucakit duhet të piqen në temperaturë 200 gradë në një kohëzgjatje prej 25 minutash!

Hapi i Tretë: Papucakëve të pjekur ua presim pjesën e sipërme të cilën më pas do e përdorim si kapak. Secilin papucak e mbushni me masën e mbetur në shiringë kuzhine dhe e mbyllni me kapakët e tyre të kthyer nga prapa.

Hapi i Katërt: Niseshtenë e tretur dhe miellin hidhni në një enë të thellë dhe tundini me mikser. Me kremin e fituar e lyeni secilin papucaki nga pjesa e jashtme. Në secilin papucaki të lyer me këtë masë, ngjitni dhe fletat e bajameve të qëruara.

Dekorimi: Sipër papucakëve me anë të shiringës së kuzhinës, vendosni kremin e fituar më parë nga niseshteja dhe mielli. Mbi secilin papucaki, po ashtu për dekorim vendosni nga një gjysmë qershie të sheqerosur, nga një fetë të vogël kivi dhe portokalli. Sipër çdo papucaki me lugë vendosni nga pak xhelatinë.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here