Për përgatitjen e gjellës Nuazetave me Soja Sos me Ananas për 4 persona ju duhen këta artikuj:

01

  • 800gr File viçi
  • 200gr Ananas
  • Qepë të njoma
  • 4 Speca jeshil
  • 100gr Hudhra
  • 100gr Piper i kuq i trashë
  • Erëza të përziera
  • 100gr Niseshte
  • 80gr Sheqer
  • Oriz i zier
  • Soja Sos
  • 60gr Gjalpë
  • 100gr Uthull
  • 60gr Vaj
  • Kripë dhe Piper i zi

 

Koha e duhur për përgatitjen e këtij specialiteti është 50 minuta!

Hapi i Parë: Mishin priteni me thikë në copë të mëdha dhe rriheni me çakan kuzhine. Pastaj vendosni për pjekje në skarën e nxehur më parë. Mishit në skarë i hidhni vaj dhe kripë sipas shijes.

Hapi i Dytë: Mbi zjarr vendosni një tavë në të cilën shkrini 60gr gjalpë. Në të fërgoni ananasin pasi ta keni prerë në copa.

Hapi i Tretë: Në një tigan më të madh hidhni 60gr vaj dhe pas nxehjes në të fërgoni për pak kohë specat, pasi këta t’i keni prerë në copë më të mëdha. Pas fërgimit i largoni nga zjarri dhe në një tenxhere tjetër kullojini nga vaji. Vajin e mbetur e ktheni sërish në tigan dhe në të fërgoni edhe qepët e njoma.

Edhe qepët pasi t’i fërgoni për shumë pak kohë i largoni nga zjarri dhe i kulloni njësoj si specat. Vajin e mbetur sërish e ktheni në tiganin mbi zjarr dhe i shtoni pak ujë, uthull, soja sos,2 lugë piper të kuq të trashë, 1 lugë erëza të përziera, 3 lugë sheqer dhe hudhrën e grirë në rende. Përzieni tërë masën.

Në një enë të thellë përzieni niseshtenë me pak ujë , e përzieni me tel kuzhine dhe e derdhni mbi masën në tigan. Përzini tërë masën duke i shtuar kripë dhe piper të zi sipas shijes .

Hapi i Katërt: Në pjatën për servim vendosni orizi të zier dhe sipër tij vendosni copat e pjekura të mishit në skarë. Sipër mishit hidhni ananasin e skuqur, specat e skuqur dhe qepët e skuqura.

Mbi gjithë pjatën hidhni masën e fituar në tiganin mbi zjarr. Mbi masën shtojmë edhe një rend me anas të
skuqur dhe qepë të skuqura.

SHPËRNDAJE
ParaTul Qengji me Salcë Birre
PasRollat Viçi me Bizele
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here