Një tortë e shijshme me banane në vetëm 15 minuta

0
21

Një tortë e shijshme me banane në vetëm 15 minuta , falë recetës që ne ju sjellim. Hidhini një sy dhe nxitoni ta përgatisni… 

Përbërësit

4-5 banane
4 luge ajkë e thartë
200 ml ajkë e ëmbël
300 gram biskota
3 puding me vanilje
9 lugë sheqer
1 l qumësht
200 gr margarinë

Përgatitja: 

Në fillim përziejmë pluhurin e pudingut me sheqerin dhe pak qumësht të ftohtë,  kurse pjesën tjetër të qumështit e vëmë të vlojë. Pasi qumështi vlon, shtojmë pudingun dhe e përziejmë derisa të trashet kremi. Pastaj e largojmë nga zjarri,shtojmë margarinën e copëtuar dhe e përziejmë derisa të shkrihet margarina dhe kremi të homogjenizohet.

Pastaj shtoni biskotat e copëtuara dhe i përzieni. Në kallëpa 25×35 të lyer me pak vaj, shtoni gjysmën e masës dhe me një shtresë me banane, mbuloni të gjithë sipërfaqen. Më pas shtoni kremin e pudingut dhe biskotat.

Pasi ëmbëlsira të jetë ftohur pak, i shtoni sipër kremin e panës, të rrahur mirë. Shijojeni!

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here