Nëse keni shikim të dobët ose mangësi kripërash minerale filloni të konsumoni patëllxhanë të pjekur! Ja si

0
30

Kjo recetë do t’ju bëjë ti shijoni patëllxhanët në një mënyrë krejt të re.

Pse patëllxhan?
Patëllxhani është një burim i mirë i fibrave që ndihmon me proçesin e tretjes. Fibra promovojnë lëvizje të shëndetshme të zorrëve, duke ndihmuar në pastrimin e zorrës së trashë, dhe mbron nga diabeti. Patëllxhani është gjithashtu i pasur me vitamina A, e cila luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e syve.
Patëllxhani përmban ushqyes esencialë si kalium, magnez, kalcium dhe fosfor. Këto minerale mbështesin shëndetin e kockave, sistemin nervor dhe funksionet e tjera të rëndësishme në trup.

Patëllxhanë të pjekur me mish

41e88bb8-a8b7-4dc5-b21d-5154f3f01467--2013-0816_prepare-eggplant-056Përbërësit:
1 patëllxhan i ndarë përgjysmë
pak vaj ulliri, kripë dhe piper
1 qepë të njomë
30 gramë fara  susami
¼ lugë çaji xhenxhefil pluhur
½ e lëngut të portokallit

Përgatitja:
Ngroheni furrën në 200 gradë Celsius. Duke përdorur një thikë të mprehtë ndajeni përgjysmë patëllxhanin, lyejeni me pak vaj ulliri, kripë, piper dhe futeni në furrë të piqet për 30 minuta. Pasi të jetë gati, shtojini farat e susamit, xhenxhefilin dhe lëngun e portokallit.
Pasi të jetë ftohur pak shtojini qepën e njomë të prerë në copa të vogl.//shije/

Komento