Nëse darkën e hani sa më herët, ju ulni rrezikun nga kanceri

0
1

Ju tashmë e dini një numër të gjërave që mund të zvogëlojnë shanset tuaj për të marrë lloje të ndryshme të kancerit.

Shmangia e produkteve të duhanit është një problem i madh, siç edhe duhet kujdesur për lëkurën tuaj kur jeni në diell, por a keni konsideruar ndonjëherë zgjedhjen tuaj të darkës si një faktor kontribues për rrezikun e kancerit? Ndoshta jo, por kërkime të reja sugjerojnë që ju duhet ta mendoni tani këtë.

Një studim i ri tërheq disa lidhje shumë interesante mes kohës së mbrëmjes që një person ha darkën dhe rrezikun e përgjithshëm të zhvillimit të llojeve të caktuara të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit dhe të prostatës, të cilat janë dy nga vrasësit më të mëdhenj të burrave dhe grave.

“Jeta moderne përfshin mënyra të gjumit dhe të ngrënit që në studimet eksperimentale janë të lidhura me efekte negative të shëndetit”, shpjegojnë studiuesit. “Ne vlerësuam nëse koha e ushqimit është e lidhur me rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës duke marrë parasysh stilin e jetës dhe kronotipin, një karakteristikë që lidhet me preferencën për aktivitetin në mëngjes ose në mbrëmje”.

Thelbi i hulumtimit përqendrohet në atë se sa kohë para gjumit një person ha ushqimin e fundit të ditës. Individët që hanë para orës 21 ulin në mënyrë dramatike rrezikun e zhvillimit të kancerit. Shkencëtarët vlerësojnë se këta individë gëzojnë një rënie prej 20% në rrezikun e kancerit kur krahasohen me ata që hanë darkë pas orës 22 ose hanë përpara se të shkojnë në shtrat.

Shifrat duket se tregojnë që darka e hershme të jetë një gjë shumë e dobishme nëse shpresoni të shmangni disa prej llojeve më të zakonshme të kancerit, por shkencëtarët ende nuk e dinë saktësisht se pse kjo është e vërtetë. Për momentin ata besojnë se ritmi cirkadik, i cili është modeli i aktivitetit të përditshëm dhe gjumit që njerëzit kanë krijuar gjatë qindra mijëra vjetëve, po luan një rol, megjithëse nuk mund të thonë saktësisht se si.

//tetova/

SHPËRNDAJE
ParaËmbëlsirë me pjeshkë
Infosite

Në Sofra do të gjeni informacione dhe këshilla të dobishme për shëndetin, tryezën dhe shtëpinë tuaj. Zbuloni gjithçka ju duhet për një jetë më të qetë e të lumtur me familjen tuaj!

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here