Musaka me lakra

0
47

Për të provuar një shije ndryshe të musakasë, përgatiteni atë me lakra, perimja më e vlefshme e dimrit. Ndiqni recetën, hap pas hapi dhe  shijoni pjatën më të mirë…

15700582533_1c7a83f3a8_cPërbërësit:

  • 1 lakër
  • 2 presh
  • 2 karota
  • 1 qepë
  • 4 vezë
  • 400 gr mish i grirë
  • 1 filxhan oriz
  • 2.5 dl qumësht
  • Vaj, Kripë, Piper i zi

Përgatitja:
Prejeni fillimisht lakrën në copa të vogla, rregullojeni me pak kripë dhe piper të zi dhe kaurdiseni në një tigan me pak vaj. Ndërkohë, shtoni orizin në një tenxhere me ujë dhe kripë dhe lëreni të ziejë për disa minuta.
Vendosni një tigan me vaj në zjarr dhe shtoni në të preshtë dhe qepën e prerë. Hidhni gjithashtu edhe karotat e grira në rende dhe gatuajini derisa të zbuten.
Më pas, shtoni mishin e grirë dhe orizin e zier. Kaurdisini derisa mishi të marrë një ngjyrë kafe dhe më pas largojini nga zjarri.1417773384_376_velika_kupus 1Shtoni gjysmën e lakrave në një enë për pjekje dhe më pas një shtresë me mish të grirë. Ndiqni të njëjtin proces edhe për nga një shtresë tjetër. Në një enë të vogël trazoni vezët së bashku me qumështin dhe hidhini mbi sipërfaqen e tyre.
Vendoseni në furrë të piqet në temperaturën 220 gradë Celcius, derisa të marrë një ngjyrë të artë në kafe. //shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here