Muffins me patate të ëmbla që ju mund ti hani për mëngjes (100% pa gluten)

0
14

Kjo recetë ka plot përfitime, sidomos nga prania e patates së ëmbël.Ajo i jep një aromë të veçantë dhe një shije disi ndryshe nga ajo tradicionalja.

Patatet e ëmbla përmbajnë nivele të larta të beta-karotenit  një antioksidant që punon për të luftuar radikalet e lira të rrezikshme në trupin tuaj. Mësoni si ti përgatisni me anë të recetës së mëposhtme.

Mufins me patate të ëmblaVegan-Sweet-Potato-Almond-Butter-Muffins-

Përbërësit
1 patate e vogël (e ëmbël dhe e pjekur)
3 vezë (të rrahura)
¾ filxhan çaji me qumësht kokosi
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë shurup panje
1 filxhan çaji miell orizi
¼ filxhan çaji miell kokosit
1 lugë gjelle pluhur pjekjeje
½ lugë çaji me kripë himalaja
1 lugë gjelle me kanellë
1 lugë çaji xhenxhefil (i grirë imët)
⅛ lugë çaji me karafil
⅛ lugë çaji me arrëmyshk (lloj erëze)

Përgatitja:
Në fillim ngrohni furrën në 200 gradë Celsius.  Merrni një tavë dhe vendosni pataten e paqeruar dhe lëreni deri deri në 35 minuta sa të zbutet. Pasi të jetë gati, e nxirrni dhe me kujdes i hiqni lëkurën, pastaj lërëni të ftohet. Merrni një tas dhe shtoni pataten, vajin e ullirit, qumështin e kokosit, shurupin e panjes dhe trazojeni derisa të krijohet një masë homogjene. Në një enë tjetër, shtoni vezët, miellin e orizit, miellin e kokosit,pluhurin e pjekjes, kripën, kanellën, xhenxhefilin, karafilin dhe arrëmyshkun. Trazojini mirë.

Masën e krijuar shtojeni tek patatet dhe i përzieni derisa përbërësit të kombinohen mirë. Merrni 2 forma për muffins dhe vendosni tek secila me anë të një luge, masën që përgatitëm pak më parë. Futini në furrën e ndezur që në fillim për 30-35 minuta. Kontrollojini herë pas here, me anë të një thike nëse janë gati. Nëse thika del e pastër nga qendra e Muffins me patate të ëmbël, do të thotë që ato janë gati për tu shijuar!//shije/

Komento