Nëse dëshironi që njëkohësisht të vishni diçka më praktike, moderne dhe me stil, fundi i linjës A është zgjedhja më e mirë! Edhe pse janë të shkurtra, fundet e modelit të këtillë nuk janë provokative dhe mund të duken shumë elegante.

Mbulojnë shkëlqyeshëm kërdhokullat  apo trashësinë e kofshëve, andaj fundet e tilla pothuajse të gjithave femrave u përshtaten. Aktorja Jane Birkin dhe manekinia e aktorja e njohur Twiggy, kanë qenë vetëm disa nga damat të cilat kanë pasur dëshirë t’i veshin fundet e linjës A me triko apo këmishë, sepse veshja e këtillë i ka bërë të duken më të reja.

Këshilla e ekspertëve të modës është që të mos i zgjidhni fundin tepër të gjatë në mënyrë që të mund t’i kombinoni me këpucë me taka, atlete, mokasine etj. Në vazhdim shikoni tri propozime të cilat mund t’i vishni këtë pranverë! /telegrafi/ 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here