Mjekra tek meshkujt parandalon kancerin e lëkurës dhe astmën!

0
71

Mjekra ka veti terapeutike, zbulon një studim shkencor i kohëve të fundit.

Studiuesit dermatologë nga Universiteti i Queensland, në Australi, kanë zbuluar se   njerëzit  që mbajnë mjekër dhe mustaqe janë më pak të ekspozuar ndaj rrezeve UV. Duke   përdorur një dozimetër që mat rrezatimin, ata kanë vënë re se mjekra e tyre ndërpriste   rreth 90-95% të rrezeve UV.

Rrezet UV godasin drejt. Por, kur përballen me mjekrën, rrezet përthyhen dhe nuk e   arrijnë lëkurën. Për pasojë mjekra mbron lëkurën nga kanceri.

Përveç kësaj, ata janë të mbrojtur nga astma e shkaktuar nga alergenet. Në fakt,   mjekra është një pengesë për polenin, burimi i këtyre alergjive.

Dermatologët australianë kanë vënë re gjithashtu se mjekra, e cila është pengesë ndaj   sulmeve të jashtme, mundëson që lëkura të qëndrojë e hidratuar dhe kështu kufizon   plakjen e saj./living//

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here