Mishi i peshkut ju ndihmon të bini në peshë

0
12

Peshqite yndyrshëm, si salmoni, sardelet, skumbri etj, janë të pasura me acide yndyrore omega 3, të njohura ndryshe si “yndyrat e mira”.

Burime të tjera të acideve yndyrore omega 3 përfshijnë: arrat, farat e lirit etj. Këto yndyra të “mira” rrisin metabolizmin dhe ndihmojnë në rënien në peshë. Acidet yndyrore omega 3 mendohet që përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj hormonit lehtin, i cili largon oreksin.

Me rritjen e niveleve të këtij hormoni, rritet metabolizmi dhe ulet oreksi. Nga ana tjetër, me rënien e niveleve të hormonit lehtin, zvogëlohet metabolizmi dhe shtohet oreksi.fish(8)Sipas një studimi nga Universiteti Monash në Australi, hormoni leptin ju ndihmon të djersitni dhe digjni më shumë kalori. Ekspertët mjekësorë sugjerojnë që mishin e peshkut ta blini sa më të freskët dhe ta përgatisni me vaj ulliri dhe jo me vaj të zakonshëm dhe mund ta piqni edhe në skarë. /Zeri/

Komento