Ndër përgatitje më të lehta dhe më të shijshme për pjatën e parë është edhe Mish Pule me Mollë.

Për përgatitje e këtij specialiteti për 4 persona ju duhen:

produktet

  • 500 gr Gjoks pule i grirë
  • 3 Mollë
  • 2 Kifle të thata
  • 1 Vezë
  • 1 Kokë qepe
  • Bukë e grirë
  • 100 ml Qumësht
  • Vaj
  • Kripë

Koha e nevojshme për përgatitjen e këtij specialiteti është 70 minuta!

Masa: Mollët e qëruara grini në rende. Sipër tyre vendosni edhe qepën e grimcuar, vezën dhe kripë sipas dëshirë. Sipër kësaj mase vendosni edhe, mishin e grirë të pulës.
Në një enë tjetër ndali kiflet në copa dhe sipër tyre derdhni qumështin. Me duar shtypni deri në fitimin e një mase të grimcuar të kifleve. Pasi ta kulloni nga qumështi me duar, këtë masë kiflesh vendosni mbi enën ku keni bërë bashkë mollët, qepën, vezën, kripën dhe mishin e pulës.
Tani i përzieni me duar që të gjitha produktet që i keni në enën e madhe deri në fitimin e një mase homogjene. Gjithë këtë masë derdheni në një kallëp drejtkëndësh të cilin më parë e keni lyer me vaj dhe keni derdhur bukën e grirë .
Kallëpin e vendosni në furrë për pjekje në një temperaturë prej 200 grandë dhe në një kohëzgjatje prej 1 orë.
Pas pjekjes , së mishit të pulës me mollë e preni atë në disa pjesë.
Dekorimi: Copët e mishit të pulës me mollë i rendisni shkallë-shkallë në një enë për servim. Në mes të enës vendosni gjethe të gjelbër të sallatës dhe sipër çdo cope të mishit të pulës me mollë vendosni për zbukurim copa të grira trangujsh.
Në mes të pjatës, për zbukurim gjithashtu vendosni edhe një mollë të grirë.

SHPËRNDAJE
ParaKek me Çokollatë dhe Fëstëkë
PasSmugj në Perime
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here